Tremujori i dyte

Java e 20 e shtatëzanisë

Si po rritet fëmija juaj

Fëmija juaj është duke shtuar në peshë tani dhe është kthyer në një gjë të vogël rrëshqitëse – një substancë e bardhë rrëshqitëse e quajtur vernix caseosa vesh gjithë trupin e fëmijës në mënyrë që të mbrojë lëkurën e tij gjatë mbytjes së gjatë në lëngun amniotik. Disa bebe janë ende të mbuluara me këtë substancë kur lindin.

Zhvillimi i fetusit – java e 20 e shtatëzanisë

Gjatësia e fëmijës tuaj është tashmë rreth 16,5 centimetra nga maja e kokës deri në fund të vitheve të tij dhe ai është duke fituar në peshë në mënyrë të qëndrueshme. Një veshje yndyrore e bardhë, substancë e quajtur vernix caseosa, fillon të mbulojë fëmijën tuaj dhe mbron lëkurën e tij gjatë zhytjes së gjatë në lëngun amniotik. Ajo ndihmon gjithashtu për të lehtësuar lindjen. Fëmija juaj po gëlltit më shumë gjatë kësaj jave, dhe kjo është një praktikë e mirë për sistemin tretës të tij. Pasi fëmija merr lëngun amniotik, trupi i tij përthith ujin e ndodhur në këtë lëng dhe e depoziton pjesën tjetër në zorrën e trashë.

Ju mund të ndiqni një klasë për gratë shtatëzëna nëse ende nuk e keni bërë diëka të tillë. Pavarësisht nëse ju do të bëheni prind për herë të parë apo nëse doni thjesht të rifreskoni njohuritë tuaja të marra më parë, ju gjithsesi do të mund të përfitoni nga një klasë e tillë e strukturuar. Pa marrë parasysh se ëfarë filozofie ka pas saj, një klasë e tillë mund t’ju ndihmojë ju të merrni masat e duhura për procesin e lindjes. Ju duhet të planifikoni që në javën e 37 ta keni përfunuar këtë klasë, pasi koha e pritjes konsiderohet e plotë dhe lindja juaj mund të ndodhë në ëdo kohë.

Jini mjaft vigjilente për të marrë sa më shumë hekur në organizëm përmes ushqimit. Ndër të tjera, ky element i shërben fëmijës tuaj për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Në fakt, është pothuajse e pamundur që ju të merrni shumë hekur nga ushqimi, pa ngrënë shumë. Ushqimet e pasura me hekur janë, mishi i kuq pa dhjamë, pula, peshku, thjerrëzat, spinaqi, dhe drithërat e pasura me hekur. Shikoni udhëzuesin tonë mbi të ushqyerit e shëndetshëm, për të marrë gjithë informacionin që ju nevojitet.

Si po ndryshon jeta juaj

Nuk ngopeni me frymëë Shumica e femrave fillojnë të kenë vështirësi në frymëmarrje e të kenë një frymëmarrje të rënduar. Vështirësi të vogla në frymëmarrjen tuaj janë krejt normale dhe ato mund të përkeqësohen disi në momentet kur mitra juaj zgjerohet duke shtyrë mushkëritë tuaja. Megjithatë, konsultoni maminë tuaj nëse kjo situatë rëndohet shumë. Githashtu, sigurohuni që jeni duke marrë mjaftueshëm hekur. Fëmija juaj ka nevojë për të, për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, ndër të tjera. është gati e pamundur për të marrë shumë hekur nga ushqimi, nëse nuk hani shumë. Ushqimet që janë të pasura me hekur përfshijnë, mishin e kuq pa dhjamë, pulën, peshkun, thjerrëzat, spinaqin dhe drithërat e pasura me hekur. Megjithatë mos merrni suplemente (vitamina) shtesë, nëse ato nuk janë të përshkruara nga mjeku juaj.

Edhe pse ndonjeherë shtatëzania mund të duket si performanca e një gruaje të vetme, ajo nuk duht të jetë e tillë. Në rast se partneri juaj do të jetë prezent gjatë lindjes tuaj, atij do ti duhet të mësojë se si mund të ndihmojë dhe se si mund ti komunikojë profesionistëve dëshirat tuaja.

Fakte për tu marrë në konsideratë
Do të ktheheni në punë, do të qëndroni në shtëpi, apo do të punoni me kohë të pjesshme pas lindjes. Bëni plane elastike që ju japin mundësinë të ndryshoni mendimin tuaj.

About the author

admin

3 Comments

Click here to post a comment

  • There is a lot of knowledge on this subject that has to be discovered. Each and every one of the points you raised is expertly described. I’m glad you shared the article because every single quote was excellent. Continue inspiring those around you and sharing.

  • You have greatly impressed me! Up until now, I don’t believe I’ve ever read anything even remotely like to it. I am very happy to have found someone with some original thoughts on this topic. To tell the truth, I appreciate you starting this. The internet is searching for someone with a little bit of imagination, and this website is just what someone needs!