3-6 muajsh

5 muajsh, java e tretë

Si po rritet fëmija juaj

Klea Be – 5 muajsh, java e tretë

Fëmija juaj tashmë po fillon të diktojë objekte shumë të vogla dhe të ndjekë objektet që janë në lëvizje. Në këtë pikë, ai mund të jetë në gjendje për të njohur një objekt që e ka parë më herët, duke parë vetëm një pjesë e tij – si p.sh. lodrën e tij të preferuar qëdel nga poshtë shtratit. Kjo do të jetë baza për lojrat kukafshehti që ju do të luani me të në muajt e ardhshëm.

Ai gjithashtu mund të ndjekë një objekt të cilin nuk e sheh. Fëmija juaj do të mundohet të kapë një kub (ose një tjetër objekt) që qëndron mbi tavolinë nëse ju e mbani fëmijën pranë këtij objekti, dhe sapo ta ketë marrë atë objekt, ai mund të mundohet të kapë një të dytë.

Jeta juaj: Punësimi i një dadoje

Marrja apo jo e një dadoje për fëmijën tuaj, është një vendim i madh. Ndoshta pjesa më e vështirë është gjetja dhe zgjedhja e dikujt që ju pëlqen dhe që i besoni, veçanërisht në qoftë se anëtarët e familjes ose miqtë e ngushtë janë të padisponueshëm. Pyetja e miqve dhe fqinjëve tuaj që janë prindër të rinj, është një mënyrë e shkëlqyer për të gjetur kandidatët. Disa zona kanë agjensi të dadove, përmes të cilave ju mund të punësoni një dado. Një tjetër alternativë është që të shkëmbeni kohën e dados me një prind ose një çift tjetër.

Ka disa faktorë të rëndësishëm për tu marrë në konsideratë kur zgjidhni një dado, duke përfshirë këtu moshën, përvojën dhe njohuritë për dhënien e ndihmës së parë. Kërkimi për referenca është një fillim i mirë, ashtu siç është një intervistë e plotë për t’ju ndihmuar të kuptoni karakterin e dados, personalitetin dhe kualifikimet e saj. Mos harroni gjithashtu të shikoni bashkëveprimin e dados me fëmijën tuaj.

Pasi të keni zgjedhur një dado, është një ide e mirë që ti kërkoni asaj të vijë pak më herët, në mënyrë që të mund të kaloni pak kohë së bashku. Lëreni atë të mbajë fëmijën ndërkohë që ju përgatisni diçka tjetër. Jepini edhe asaj informacionet e rëndësishme që mund ti duhen: numrat e kontaktit për tu lidhur me ju dhe mjekun, vendin më të afërt të ndihmës emergjente, si dhe informacionin mjekësor të fëmijës tuaj. Në lidhje me pagesën, është një ide e mirë të kërkoni tek prindërit e tjerë një informacion mbi pagat për dadot.

Këshilla për prindërit: Të kënduarit

‘Vajza ime e vogël kënaqet shumë, kur unë i këndoj këngë, ndërkohë që jam duke i ndërruar pelenat. Unë ja lëviz këmbët e saj lart – poshtë dhe nga njëra anë në tjetrën kur i këndoj. Edhe nëse ajo është duke qarë kur jam duke i ndëruar pelenat (sidomos kur jemi jashtë), të kënduarit e huton plotësisht, ajo pushon së qari dhe fillon të lidhet me këngën duke u kënaqur’.

About the author

admin

8 Comments

Click here to post a comment

  • I was recommended this website by my cousin I am not sure whether this post is written by him as nobody else know such detailed about my difficulty You are wonderful Thanks

  • Somebody essentially lend a hand to make significantly posts I might state That is the very first time I frequented your web page and up to now I surprised with the research you made to create this particular put up amazing Excellent job

  • Magnificent beat I would like to apprentice while you amend your site how can i subscribe for a blog web site The account helped me a acceptable deal I had been a little bit acquainted of this your broadcast offered bright clear idea

  • hiI like your writing so much share we be in contact more approximately your article on AOL I need a specialist in this area to resolve my problem Maybe that is you Looking ahead to see you

  • I liked it as much as you did. Even though the picture and writing are good, you’re looking forward to what comes next. If you defend this walk, it will be pretty much the same every time.