September 23, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Vezët e ziera, vlerat dhe çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni shumë – Gazeta Express

2 min read

Shneta


Gazeta Express

29/12/2020 11:00

Veza është padyshim përbërësi kryesor i një mëngjes të shëndetshëm.

Një nga mënyrat më të
zakonshme të konsumimit të vezës është sigurisht përgatitja e saj në formën e
zier. Por cilat janë vlerat e vezës së zier dhe çfarë i ndodh organizmit kur
ajo konsumohet e zier.

Më poshtë me përfitimet
shëndetësore të vezës së zier dhe ndikimin e saj në organizëm.

Veza përmban 210
miligramë kolesterol. Zierja konsiderohet mënyra më e sigurt për gatim sepse
yndyrnat që përdorni në skuqje rrisin kolesterolin në organizëm. Ekspertët
thonë se vezët janë të mira për shëndetin dhe një i rritur mund të hajë një
vezë në ditë pa u shqetësuar shumë për kolesterolin.

Sipas të dhënave ngrënia
e vezës në mëngjes si pjesë e një regjimi të kujdesshëm shëndetësor mund t’ju
ndihmojë të humbisni në peshë.

Yndyrnat e mira

Vezët e ziera nxisin
krijimin e yndyrnave të mira të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të
kolesterolit në gjak ndërsa ulin rrezikun e problemeve dhe sëmundjeve në zemër.
Këto yndyrna të shëndetshme për shëndetin e zemrën ndikojnë gjithashtu në
rregullimin e nivelit të insulinës në gjak, e për rrjedhojë nivelin e sheqerit
në gjak.

Proteinat

Vezët e ziera natyralisht
përmbajnë një nivel të lartë proteinash. Organizmi ka nevojë për proteina për
forcimin e muskujve. Por mbi të gjitha proteinat ndihmojnë gjithë organet e
trupit dhe mundësojnë një strukturë të posaçme mbrojtëse në muret e qelizave.

Shëndeti i syve

Një nga vitaminat më të
rëndësishme tek veza është vitamina A. Kjo vitaminë është thelbësore në ndihmën
që i ofron retinës së syve për thithjen e dritës, mbron membranat dhe ul riskun
e prekjes nga dobësimi i shikimit apo verbëria.

Kocka të forta

Vezët e ziera janë të
pasura me vitaminën D, vitaminë e cila është e rëndësishme për kocka dhe dhëmbë
të fortë gjithashtu. Vitamina D u mundëson kockave përthithjen e kalçiumit dhe
rregullon nivelin e kalçiumit në gjak. Ky proces garanton që skeleti i trupit
të marrë sasinë e duhur të kalçiumit për të qenë i fortë.

Këshilla për vezët e ziera

Vezën e zier mund ta kombinonin në sallatat me spinaq, patate, pulë apo peshk si një element i domosdoshëm i ushqyerjes së shëndetshme./agroweb/Gazeta Express

Burimi i lajmit: GazetaExprees