July 30, 2021

KleaBe.Com

Të Gjitha Këtu për Ju

Ndoshta nuk e keni ditur: Ushqimi që vret kancerin e zorrëve dhe të prostatës – Kosova Sot

1 min read

Specat pikantë janë pjesë përbërës të secilës dietë në kulturën amerikane tash e një kohë të gjatë. Specat pikantë përmbajnë një sasi të madhe me vitamina C dhe pak karotinë (vitamina A). Specat e verdhë, e sidomos ata të gjelbër pikantë, përmbajnë më pak nga këto substanca. Specat po ashtu janë burim për vitaminat e kompleksit B, ku dominon vitamina B6, pastaj përmban magnez dhe hekur.

Studimet e fundit tregojnë se shujtat në të cilat gjenden edhe specat pikantë mund ta ulin shtypjen e lartë të gjakut te njerëzit që kanë problem me hipertension, mund ta zvogëlojnë kolesterolin dhe të largojnë materiet e dëmshme nga gjaku. Hulumtimet në Kore tregojnë se konsumimi i specave pikantë është mënyra më e shëndetshme e humbjes në peshë. Konsumimi i tyre në organizëm ndikon në pakësimin e oreksit dhe e përshpejton tretjen. Specat pikantë, sidomos lloji “helapeno”, vret qelizat e kancerit të prostatës. Shkencëtarët po ashtu pohojnë se specat pikantë ndikojnë në mospërsëritjen e sulmit të dytë të infarktit. Konsumimi i specave pikantë vret qelizat e kancerit dhe zgjat jetën për 30 për qind.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot