May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

100 mijë doza Pfizer arrijnë të premten në Kosovë – KOHA.net

1 min read

Në takimin që ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka pasur me kryetarët e komunave ka konfirmuar se pritet që këtë të premte pritet të arrijnë edhe 100 mijë doza të vaksinës.

“Ministri Vitia tha se aktualisht tema kryesore jona është procesi i vaksinimit dhe pritet që të premten të vijnë edhe 100.000 vaksina të reja ku do të nis procesi i vaksinimit në masë të qytetarëve. Poashtu tani kemi lehtësuar edhe procedurat për aplikim për vaksinonim në platformën E-Kosova por edhe komunat kanë ndihmuar në regjistrimin e të moshuarve për procesin e vaksinimit” është thënë në njoftimin e këtij Asociacioni.

Ndryshe Aleanca Covax në faqen zyrtare të saj ka shkruar se tashmë ka alokuar rreth 100 mijë doza të vaksinës për Kosovën.

Deri më tash, Kosova ka përfituar mbi 62 mijë vaksina Astra Zeneca përmes programit COVAX dhe mbi 11.500 vaksina Pfizer, donacion i BE-së.

Burimi i lajmit: Koha.net