December 8, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

5 mënyra për t’i kryer punët pa i zvarritur – Sinjali

3 min read

Kur përballeni me një detyrë të rëndësishme, sa shpesh i thoni vetes, “Kam kohë për ta përfunduar më vonë”?, ose “Do ta bëj herët në mëngjes kur jam i/e freskët”?.

Këto janë
shenjat e një “zvarritësi” të punëve. Ne të gjithë e bëjmë ndonjëherë, mbase
edhe tani që lexoni këtë artikull po e zvarrisni leximin.

Zvarritësit
vdesin të shpërqendrohen. Dhe nëse ka ndonjë gjë në të cilën ne jemi të
rrethuar në epokën tonë të informacionit, është shpërqendrimi.

Pra, si mund të sillemi si “shef” me veten tonë” për të arritur objektivin?, transmeton Ekonomiaonline.

1. “Mjeshtërimi” i vetes

Dyzimi detyron
“veten” më të mirë t’i thotë “vetes” më të pabindur dhe më pak bashkëpunuese,
“Unë jam shefi këtu dhe do ta zgjidhim këtë problem tani.”

2. Kontrolli i mendjes

Nëse e dini që
keni një afat të përcaktuar dhe po bëni çdo gjë për të shpërqendruar veten
tuaj, përdorni mendjen për të kontrolluar veten. Momentin që dilni nga
“shinat”, thuani diçka “vetes” që ju sjell sërish brenda “shinave”. Mund ta
thoni me zë të lartë “MJAFT” me shpresën se kolegët tuaj nuk do të mendojnë për
ju se jeni të çmendur.

3. Bëni punën më të vështirë në fillim

Në mëngjes ne
jemi plot me energji dhe në këtë mënyrë ju mund ta detyroni veten që të bëjë
detyrat më të vështira në fillim. Më pas, ndërsa dita ecën, energjitë
shterojnë. Mos harroni të jeni shefi i mirë që arrin të përfundojë punët e
“vetes” .

4. Mjete dhe marifete

Thyeni zakonet
tuaja. Bëjini gjërat në rendin e kundërt. Gjeni mjetin tuaj të preferuar të
‘zvarritjes’ (zakonisht është smartfoni) dhe kyçeni në një sirtar për ta bërë
më të vështirë për ta kontrolluar, mundësisht kyçeni në sirtarin e dikujt
tjetër, pavarësisht se do t’i jepni nje shpjegim pse e bëni këtë. Fikini zilet
dhe alertet e mundshme në mënyrë që të kujtoheni për telefonin tuaj vetëm kur
të keni mbaruar punët.

5. Thjesht bëjini punët

Nuk duhet
domosdoshmërisht të ndihemi mirë se kemi për të bërë një detyrë, patjetër se
motivimi na bën të ndihemi më mirë për gjërat që duhet të bëjmë, por nuk lipset
për ta përfunduar punën. Kështu që nëse e kuptoni se po i zvarrisni gjërat,
thuaji vetes “Do ta bëj tani këtë.” Të mos duash ta bësh në këtë moment një
punë të caktuar nuk është një justifikim i mirë.

Kur zvarrisni punët dhe problemet në jetën e përditshme, mos harroni t’i thoni vetes se ju jeni shefi/ja i/e vetes suaj. /Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali