December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

600 specializantë kërkojnë paga të rregullta, paralajmërojnë edhe me protesta – Telegrafi

6 min read

Specializantët e mjekësisë që kishin nisur specializimet në disa fusha nga viti i kaluar, i janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë me kërkesën që të jenë përfitues të pagave të rregullta.

Ata kanë paralajmëruar edhe protesta, për siç kanë thënë realizimin e të drejtës së tyre.

Ata përmes një komunikate për media kanë kërkuar që të mos diskriminohen nga kolegët tjerë, duke konsideruar gjithashtu se pasi si pasojë e këtij veprimi, mjekët po ikin nga Kosova.

Në komunikatë, specalizantët kanë theksuar se janë me vetëfinancim dhe nuk marrin shtesa për COVID-19 si kolegët e tyre me paga të rregullta.

Specializantët kanë theksuar kërkesat e tyre për Ministrinë e Shëndetësisë gjatë muajit prill dhe maj si në vijim:

Të paguhen COVID shtesat; të paguhen kujdestaritë për specializntët me subvencione; të kalohet në paga të rregullta dhe të takohen me ministrin për të diskutuar këto pika.

Sipas tyre, asnjë nga këto kërkesa nuk është realizuar duke shtuar se nëse neglizhohen këto kërkesa do dalin edhe në protesta.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë e pa ndërhyrje të specializantëve:

“600 mjekë (specializantë) pa paga, Ministri nuk ka kohë për zgjidhje të problemit!

Siç jeni në dijeni gjatë vitit të kaluar është hapur konkurs për specializant të rinjë, ne si mjek të përgjithshëm dhe si stomatologë kemi aplikuar për këto specializime, ju kemi nënshtruar kritereve të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, kemi nënshkruar kontrata dhe jemi sistemuar nëpër klinikat ku kemi fituar të drejtën për të vazhduar këtë shkollim. Përkundër pritjes së gjatë rreth 4 viteve pa specializim, kushteve jo të mira dhe hapësirave jo të mjaftueshme prap kemi gjetur forcën dhe dëshirën që këtë shkollim dhe kontribut ta japim për shtetin tonë dhe jo për vendet e tjera europiane ku dihet niveli dhe kushtet të cilat ofrohen.

Sipas Federatës Sindikale të Shëndetësisë, mosha mesatare e mjekëve është 57 vjeçare, derisa e mjekëve specialist 53 vjeçare, shumë klinika janë rrezikuar dhe po rrezikohen të mbyllen si pasojë e mungesës së mjekëve specialist, këtë mungesë e vërejnë më së shumti klinikat nëpër spitalet rajonale por edhe në QKUK, e kjo sepse nuk ka kuadër të mjaftushëm profesional ose janë të pakët. Duke llogaritur periudhën kohore që merr që një specializant të përgatitet profesionalisht e që mesatarja është 10 vite, atëherë kuptohet që vendi mund të shkoj në një kollaps si pasojë e mungesës së specialistëve. Këtij fakti duhet shtuar edhe vdekjet e fundit të papritshme të profesionistëve shëndetësor si pasojë e infektimit me Covid-19, e që çdo ditë e më shumë po vërehet ulja e numrit të specialistëve, e që doemos ishte e nevojshme hapja e specializimeve.

Sipas Odës së Mjekëve të Kosovës, gjatë vitit 2019, 115 mjekë kanë kërkuar dokumente për punësim jashtë Kosovës. Trendi i ikjes së mjekëve është shumë i madhe dhe e vetmja rrugë që mjekët të ndalen në vend është që të paguhen për kontributin e tyre dhe të mos diskriminohen nga koleget e tjerë.
Si specializant të cilët jemi me vetëfinancim, kemi kërkuar që të jemi të barabart me kolegët e tjerë, sepse kontributi, puna dhe mundi jonë nuk dallon nga kolegët e tjerë të cilët janë me paga të rregullta.

Me 15 Mars te këtij viti nga Qeveria është marr vendim që të futemi në subvencione, por e metë e subvencioneve është që ne nuk marrim shtesa covid të cilat i marrin kolegët tonë të cilët janë në paga të rregullta dhe shtesa të cilët i marrin të gjithë puntorët tjerë shëndetësor, gratë të cilat janë shtatëzëna dhe nuk prezantojnë në specializim nuk marrin pagesë (subvencione) sikur shtatëzënat tjera të cilat janë me pagesa të rregullta, kujdestaritë nuk paguhen sepse specializantët me subvencione nuk kanë M code dhe privohen nga kjo e drejtë, përkundër faktit që mbajnë kujdestari.

Specializantët të cilët janë nga Presheva nuk kanë nënshkru kontratat për subvencione e shumë raste tjera individuale të cilat përjashtohen nga subvencionet dhe ka shumë dallime dhe diskriminime tjera të cilat i përjetojmë.

Prandaj zgjidhja e vetme është që në rishqyrtim të buxhetit në muajin qershor kur do të bëhet, përmes amandamentit në Kuvendin e Kosovës të kalojmë në paga të rregullta edhe pse thuajse të njejta fonde janë edhe me subvencione, vetëm se këtu zgjidhet statusi jonë përgjithmonë dhe nuk kemi problem për pagesa.

Mjekët specializant japin kontributin e tyre në çdo kohë pa asnjë dallim, në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët, andaj edhe kërkojmë që të trajtohemi denjësisht për kontributin e dhënë.

Nëse mjekët i quanit hero, a jemi edhe ne të tillë? Nëse kur ju duhemi për ti shërbyer vendit jemi hero, a jemi edhe atëherë kur kërkojmë dinjitet dhe kërkojmë një pagë të rregullt? Do ishte e pa moralshme nëse ne do të kërkonim rritjen e pagave në këtë kohë, po nuk duhet të jetë e pamoralshme kërkimi i një page elementare sikur kolegët e tjerë, nuk do duhej të ishte e pa arsyshme kërkimi i një page për punën të cilën e bëjme. Pra nuk po kërkojmë lëmoshë e as favore, thjeshtë por po kërkojmë pagë për dinjitet, për punën dhe mundin tonë.

Në Ministrinë e Shëndetësisë kemi dërguar 2 kërkesa, njëren me datë 2 prill 2021, ndërsa tjetrën me datë 5 maj 2021, në dy shkresat tona drejtuar Ministrit kemi kërkuar që:

Të paguhen Covid shtesat
Të paguhen kujdestaritë për specializntët me subvencione
Të kalojmë në paga të rregullta
Të takohemi me Ministrinë për të diskutuar për pikat e lartëshënuara.

Në asnjë nga këto dy kërkesat tona nuk kemi të realizuar asnjë nga pikat dhe madje as nuk kemi mundur të takohemi me Ministrin për ti diskutuar problemet tona, si pasojë e pamundësisë së takimit me Ministrin dhe zgjidhjes së problemit, atëherë shpresa dhe rruga jonë e fundit ishte shkresa jonë drejtuar krerëve shtetëror, si: Presidentes së Republikës së Kosovës, Kryeministrit dhe Kryeparlamentarit me datë 24 maj 2021.

Nga këta të fundit kërkuam reflektim mbi gjendjen aktuale të specializantëve dhe përkrahje nga ana e tyre, poashtu nëse mendojnë se duhet ti përkrahur mjekët atëherë kemi kërkuar nga ta që të na ftojnë në takime për të biseduar më gjërësisht, por që ende as nga ana tyre nuk kem mar ndonjë përgjigje.

Nëse neglizhenca nga Ministri vazhdon edhe me tutje, pasi që kemi shterrur te gjitha mundësit tjera, atëherë jemi të detyruar ta bojkotojmë procesin e specializimit dhe gjatë javës së ardhëshme të dalim në protestë para Ministrisë së Shëndetësisë. Për të gjitha mungesat dhe pasojat e mundëshme në sistemin shëndetësor, përgjegjësia do të bjerë mbi Ministrin, sepse si pasojë e neglizhencës dhe injorimit të vazhdueshem jemi të detyruar të dalim dhe të kërkojmë të drejtat tona”.

Burimi nga Telegrafi