May 24, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

74 pacientë me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës – KOHA.net

1 min read

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 165 pacientë po trajtohen në klinikat COVID-19 dhe në spitalet e përgjithshme.

Përmes një postimi në Facebook, SHSKUK ka njoftuar se prej tyre 74 janë të konfirmuar me COVID-19, 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 126 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 101 pacientë: 4 pacientë janë në gjendje të rënduar, 81 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 dhe 38 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 32 pacientë, 4 janë në gjendje të rëndë

“Klinika e Pulmologjisë, 65 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë dhe Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 64 pacientë: 36 të konfirmuar pozitivë, 45 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 11 pacientë, Spitali i Gjakovës, 10 pacientë, Spitali i Pejës, 21 pacientë, Spitali i Gjilanit, 11 pacientë, Spitali i Ferizajt, 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 3 pacientë”, thuhet në njoftim.

Burimi i lajmit: Koha.net