December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

76ers mposhtin sërish Wizards, Jazz barazojnë serinë me Grizzlies

2 min read

Philadelphia 76ers fituan edhe përballjen e dytë të “play-off”-it ndaj Washington Wizards me rezultatin 120-95, duke hedhur një hap gjigant drejt kualifikimit.

Në “Wells Fargo Center” të zotët e shtëpisë e dominuan nga fillimi deri në fund takimin, me Ben Simmons dhe Joel Embiid që realizuan nga 22 pikë për kokë, ndërsa Tobias Harris shtoi edhe 19 pikë të tjera. Skuadrës kryeqytetase nuk i mjaftuan 33 pikët e Bradley Beal, që e mbylli përballjen me më shumë se 1/3 e pikëve të ekipit të tij.

Pasi humbën përballjen e parë me një kosh të realizuar nga Trae Young në momentin e rënies së sirenës, New York Knicks morën revanshin 101-92 përballë Atlanta Hawks, duke e barazuar serinë në 1-1. Skuadra nga Giorgia e nisi më mirë lojën falë Bogdan Bogdanoviqit dhe Trae Young, por pas pjesës së parë trajneri i Knicks, Thibodeau, vendosi t’i jepte më shumë hapësirë “yllit” të formacionit të tij, Derrick Rose, dhe kjo lëvizje ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. Rose shënoi 26 pikë dhe u tregua shumë efikas në lojën mbrojtëse dhe këtë e vërteton fakti që në dy periodat e fundit Hawks realizuan vetëm 35 pikë. Një arritje e madhe, në fakt, për Nicks, që nuk fitonin një ndeshje në “play-off” që nga viti 2013, raporton “Supersport”.

Në takimin e fundit të mbrëmjes, Utah Jazz iu imponuan Memphis Grizzlies me rezultatin 129-141. Nuk i shërbyen për asgjë skuadrës nga Tennessee 47 pikët e Ja Morant.

Në radhët e Jazz më të mirët rezultuan Donovan Mitchell, autor i 25 pikëve, dhe Rudy Gobert, që spikati përveçse me 21 pikë edhe me 13 “rebound”. E mbylli sfidën me “double double” edhe Mike Conley, autor i 20 pikëve dhe 15 asistimeve. Falë këtij suksesi të Jazz seria barazohet në 1-1.

Burimi i lajmit: Epoka e Re