A po ndodh kjo? Pochettino po rikthehet te Tottenhami

Trajneri aktual i Parisit, Mouricio Pochettino është në bisedime me Tottenhami për një rikthim të mundshëm në Londër.

Argjentinasi u emëruar trejner i PSG-së në janar me një kontratë që e mban atë në ‘Parkun e Pricave’ deri në qershor të vitit 2022, shkruan IndeksOnline

Pochettino u shkarku nga ‘Spurs’ në nëntor të vitit 2019, duke ia lëshuar vendin trajnerit, Mourinho.

Por, Tottenhami thuhet se përsëri janë të interesuar që ta transferojnë atë në Londër pas shkarkimit të Mourinhos.

Kujtojmë se Pochettino udhëhoqi PSG në Super Kupën Franceze dhe Coupe de France por nuk arriti të marr titullin e Ligue 1.

Burimi nga Indeksonline