Abdixhiku: Kurti ka ndryshuar qëndrim për shumë tema, por përderisa vepron mirë do ta ketë mbështetjen tonë – Sinjali

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se kryeministri Albin Kurti ndonëse ka ndryshuar qëndrim për reciprocitetin dhe çështjet e tjera, do ta ketë përkrahjen e LDK-së nëse punon mirë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këto komente Abdixhiku
i bëri pas takimit që e pati me Kurtin.

Në dokumentin që i aka
dorëzuar Kurtit, thotë se i ka qëndrimet e LDK-së për reciprocitetin, dialogun
dhe çështje të tjera.

“Unë vërejta që kryeministri jo vetëm për çështjen e reciprocitetit, por edhe tema tjera që i ka pasur si kauzë ka ndërruar pozicion në dialog, por tani është koha ta dëshmojë veten dhe Kosovën në këtë përfaqësim”.

“Të gjitha pozicionet tona i keni të prezentuara në dokument. Janë pozicionet e reciprocitetit, dialogut, kërkim-faljes dhe dialogut të brendshëm para atij të jashtëm”.

“Kryeministri është koha ta dëshmojë veten në dialog dhe do ta ketë përkrahjen tonë e të gjithëve përderisa vepron mbarë edhe mirë”, deklaroi ai. /Gazeta Sinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali

Author: admin