December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Abdullahu: Me frazën “20 vjet e keni shkatërru këtë vend” po mohohet djallëzisht historia e shtetndërtimit

2 min read

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Faton Abdullahu, ka komentuar frazën e përdorur nga pozita “qe njëzet vjet e keni shkatërru këtë vend” drejtuar opozitës.

Abdullahu beson që kjo frazë sulmon edhe demokracinë e Kosovës gjatë këtyre 20 viteve, e ku përmes zgjedhjeve të lira qytetarët zgjedhnin përfaqësuesit e tyre politikë.

Ai shton se ky është një sulm madje edhe ndaj shtetësisë së Kosovës.

“Qe njëzet vjet e keni shkatërru këtë vend” është moto monotone e kësaj Qeverie, që mohon djallëzisht historinë e re të shtetndërtimit.” – shkruan Abdullahu.

Pushteti i ri tash e sa kohë veprimet e tij i ka justifikuar me qeverisjet e mëparshme të opozitës.

Statusi i plotë:

Idiotizmi i konstatimit “qe njëzet vjet e keni shkatërru këtë vend”.

Kushdo që konstaton kështu, pështyn, nënçmon dhe nëpërkëmb votën e qytetarit të Kosovës në shumë vite pas. Për më shumë kushdo që konstaton kështu, konsideron se qytetari i Kosovës në cilësinë e votuesit ishte budallë dhe Kosova vend i budallakive që nuk është dashtë as mu kriju shtet. A kam të drejtë të konstatoj kështu? Po shumë bile. Qe pse. Nëse Qeveria aktuale, si p.sh. Kryeministri i saj sot në Kuvend, thirret në 50.28% vota për të legjitimuar qeverisjen, nëse kjo Qeveri qytetarin si votues të saj në zgjedhjet e fundit e konsideron të ngritur dhe votues të mirë,  pse mu të njëjtit, mohojnë se kështu, edhe në zgjedhjet e lira dhe demokratike, në shumë raste në këto 20 vitet e fundit ,qytetarët e Kosovës kanë votuar ndershëm dhe mençur, duke vlerësuar mirë dhe drejtë, për udhëheqësi dhe qeveri të ndryshme, që i kanë shpallur fituese dhe i kanë përzgjedhur të udhëheqin me vendin e tyre.  “Qe njëzet vjet e keni shkatërru këtë vend” është moto monotone e kësaj Qeverie, që mohon djallëzisht historinë e re të shtetndërtimit. Apo thënë më saktë  mohon votën e qytetarit të Kosovës dhe demokracinë që është ndërtuar me shumë mund . Apo thënë edhe më mirë “k’ta” ‘bashkë me ujin e përlyer po e hedhin edhe beben’ që po mundohemi ta rrisin tash sa kohë së bashku. Axhami hesapi, po ama me potencë hamshore.

Burimi i lajmit: Një Kombë