May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

AC Milan kryen punë, gjen zëvendësuesin e Donnarummas – Kosova Sot

1 min read

AC Milan ka vepruar në treg të transfereve dhe duket se zyrtarizimi i gardianit të ri do të ndodh shumë shpejt

Dje, Paulo Maldini zyrtarizoi largimin e Gianluigi Donnarummas nga AC Milan pas gjashtë viteve, derisa sot njoftohet se ata kanë arritur ta transferojnë portierin e Lillë, Mike Maignan.

“Mike Maignan ka nënshkruar kontratë të re me AC Milan deri në vitin 2026, zyrtarizimi i tij pritet së shpejti”, ka shkruar gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.

Sipas tij, Milan ka paguar për të 13 milionë euro plus bonuse të Lille. Gianluigi Donnarumma u largua nga klubi dhe do të jetë lojtar i lirë, pasi që kontrata e tij skadon në fund të muajit të ardhshëm. 

(Kosova Sot Online )

Burimi i lajmit: Kosova Sot