January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Agjenti i Inzaghit takohet me Interin – Kosova Sot

1 min read

Agjenti Tullio Tinti është parë në mbrëmje në zyrat qendrore të Interit, duke nxitur raportet se klubi është në negociata me Simone Inzaghi që do ta zëvendësojë Antonio Conten

Tinti po ashtu është përfaqësues i mbrojtësit të Zikaltërve, Alessandro Bastoni dhe është duke diskutuar për zgjatjen e kontratës së tij. Megjithatë, është e paevitueshme që mos të flitet për Inzaghin, aq më pak që Conte tashmë është larguar.

Sky Sport Italia është njëra prej mediave që ka raportuar për këtë derisa kanë raportuar se Conte është larguar nga Interi për shkak se i është kërkuar që të shet lojtarë në vlerë 70 milionë euro në mënyrë që t’i zvogëlojë pagat për 20 për qind në klub.

Në të njëjtën kohë është paraparë një takim i Inzaghit me presidentin e Lazios, Cladio Lotito dhe drejtorin Igli Tare për të diskutuar zgjatjen e kontratës. Interi duket se e sheh atë si një zëvendësues ideal të Contes, për shkak se të dy këta trajner luajnë në formacionin 3-5-2.

(Kosova Sot Online )

Burimi i lajmit: Kosova Sot