Ajdini: Jam krenar për ftesën që mora – KOHA.net

Bashkim Ajdini është një tjetër emër i ri në përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Ajdini, 28-vjeçar, luan kryesisht në krahun e djathtë. Aktualisht është pjesë e Osnabrueckut, që garon në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Te kjo skuadër është prej vitit 2016. Më herët ka luajtur për Arminia Bielefeldin dhe Sonnenhofin.

Këtë edicion ka një gol në 27 paraqitje. Osnabruecku luan në barazh për mbetje në Bundesliga 2. Ajdini për herë të parë ftohet nga Kosova. Ai pritet të debutojë me San Marinon (1 qershor) apo me Maltën (4 qershor).

“Të ftohem nga ekipi përfaqësues i vendit tim për herë të parë natyrisht se më mbush me krenari. Një ftesë e tillë është ëndërr e realizuar për çdo futbollist”, ka thënë Ajdini për sajtin zyrtar të Osnabrueckut.

“Deri te grumbullimi me përfaqësuese i gjithë fokusi im do të jetë te dy ndeshjet vendimtare me skuadrën, që i kemi të enjten dhe të dielën. Ne kemi synimin tonë dhe jemi të përkushtuar për ta realizuar atë”, ka shtuar Ajdini.

Ai deri në vitin 2019 është njohur me mbiemrin Renneke. Por ka kthyer mbiemrin që e kishte si fëmijë.

Në Bundesliga 2 i ka 58 ndeshje, pesë gola e një asistim. Në kategorinë e tretë gjermane i ka 124 ndeshje, tetë gola e 11 asistime.

Burimi i lajmit: Koha Net

Author: admin