May 24, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Aksident në Gjilan, vdes një person – Telegrafi

1 min read

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur mes dy automjeteve në Gjilan.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:25 në rrugën “Avdullah Tahiri”, në Gjilan.

Siç thuhet në raport, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurës ka pësuar një mashkull  kosovar. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion në Prishtinë”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi