Alisson Becker afër rinovimit të kontratës me Liverpoolin – GazetaBlic

Portieri brazilian, Alisson Becker, është gati marrëveshjes për rinovimin e kontratës me Liverpoolin.

Portieri i Liverpoolit ka vazhduar performacat e mira me klubin anglez dhe Liverpool është bindur që ta shpërblejë atë me kontratë të re, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas gazetarit të njohur, Fabrizio Romano, Liverpool dhe Alisson Becker janë afër dakordimit për vazhdimin e kontratës mes tyre.

Ai në rrjetin e tij social, Twitter ka shkruar se Alisson dëshiron që ta vazhdojë qëndrimin e tij në Angli.

“Vëmendje, Alisson dëshiron të vazhdojë kontratën me Liverpool, mund të jetë lajmi më i nxehtë i javës së ardhshme” ka shkruar Romano.

/GazetaBlic Sport/

Burimi i lajmit: Gazeta Blic

Author: admin