May 19, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Ambasada e SHBA nxjerr fotot e papublikuara nga “Defender Europe 21”: 6 mijë ushtarë amerikanë u stërvitën krah shqiptarëve

1 min read

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon në “Facebook” disa fotografi të papublikuara më parë nga stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor “DefenderEurope 21”.

Ambasada thekson se gjatë kësaj stërvitjeje, e cila do të vazhdojë edhe për dy javë në Shqipëri, pothuaj 6,000 ushtarë amerikanë janë stërvitur krah për krah me homologët e tyre shqiptarë.

“ThrowbackThursday Gjatë muajit të fundit, pothuaj 6,000 ushtarë amerikanë janë stërvitur krah për krah me homologët e tyre shqiptarë. Stërvitja ka krijuar mundësi për bashkëpunim në të gjithë Shqipërinë, ku ushtarët kanë jetuar dhe kanë kryer së bashku operacione të ndryshme stërvitore. Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor  DefenderEurope 21 do të vazhdojë pergjatë dy javëve te ardhshme.

Shikoni disa fotografi të papublikuara nga aktivitetet e këtij muaji”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Burimi i lajmit: Një Kombë