Andre Silva në listën e dëshirave të Real Madridit – Telegrafi

Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin te Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror.

Shumë lojtarë pritet të largohen dhe shumë të tjerë të afrohen te Los Blancos që kanë mbyllur një vit dëshpërues.

Kanë kaluar shumë vite kur Los Blancos nuk ka fituar asnjë trofe dhe këtë edicion kjo gjë i ndodhi atyre, pasi dështuan në kampionat, kupë dhe Ligën e Kampionëve.

Mariano Diaz dhe Luka Jovic pritet të largohen nga klubi pasi nuk llogaritet në ta për edicionin e ri.

Karim Benzema do të vazhdoj ta mbajë barrën kryesore në sulmin e Los Blancos, derisa klubi po tenton ta afrojë edhe një sulmues.

Emri i ri në listën e madrilenëve është ai i Andre Silvas që ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Eintracht Frankfurtin.

25-vjeçari ka shkëlqyer ku në 34 ndeshje ka shënuar 29 gola dhe ka bërë 10 asistime.

Los Blancos janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 40 milionë euro për afrimin e sulmuesit në verë.

Gjithsesi për ta transferuar Silvan, Reali duhet ta mposhtë konkurrencën e skuadrave tjera si Manchester United, Arsenal, Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi

Author: admin