May 24, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm i LDK-së tregon kriteret që duhet t’i plotësojë një kandidat për kryetar komune

2 min read

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Blerim Grainca, ka treguar kriteret që duhet t’i plotësojë një kandidat për kryetar komune nga kjo parti.Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Grainca ka thënë se janë 12 pika që duhet kompletuar nga emrat e përfolur për të kandiduar për komunat e Kosovës, në veçanti në Ferizaj, përcjell GazetaBlic.Më poshtë edhe postimi i plotë.

Të nderuar anëtarë e votues të LDK-së!

Meqë jemi në fazën e propozimeve, po ndaj me ju një opinion personal lidhur me kriteret për Kandidat për Kryetar Komune nga LDK (me theks te veçantë Ferizaji)

1.Të jetë puro LDK pra i djathtë në bindje.

  1. Të ketë patur familjen në LDK dhe personalisht te jetë i afërt me programin e LDK-së .
  2. Te mos vijë nga qarqe që tash e 30 vite janë kundër LDK-së dhe kanë punuar me mish e me shpirt për ta dëmtuar LDK nga brenda e jashtë saj.
  3. Te mos vijë nga ndonjë familje që ka patur lidhje të vazhdueshme me pushtuesin serb.
  4. Të mos jetë i korruptuar dhe i përfshire në afera korruptive.
  5. Të mos jetë dashnore politike e askujt apo bixhozxhi i basteve.
  6. T’ju shërbejë qytetarëve dhe Ldk-së e jo bajraktarëve , as krytarëve të komunave përreth apo klaneve brenda LDK siç ka ndodhur në të kaluarën.
  7. Të mos jete humbes kronik dhe te propozohet e zgjidhet në garë me votë të lirë brenda LDK ose përmes një marrëveshje politike brenda LDK.
  8. Ta ketë gjuhën Shqipe si gjuhë amtare.
  9. Të jetë profesionist dhe të ketë përvojë manaxheriale.
  10. Të mos ketë qenë anëtar, shërbëtor apo donator i subjekteve të tjera politike.
  11. Të përfshihen sa më shumë vajza e gra si dhe të rinj si kandidatë.

Fatmirësisht në LDK ka shumë kuadro qe ja vlejnë të jenë kandidatë potencialë.

Të punojmë së bashku për suksese !

Të ndihmojmë kandidatët tanë./Botapress/

Burimi i lajmit: Bota Press