December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Anëtarja më e re e komunitetit Mensa në SHBA është një 2-vjeçare, ajo ka koeficientin e inteligjencës 146 – Telegrafi

1 min read

Anëtari më i ri i komunitetit Mensa në SHBA është një 2-vjeçare me nivel tejet të lartë të inteligjencës – përkatësisht 146 IQ.

Bëhet fjalë për Kashe Quest nga Los Angeles, Kaliforni, ku filloi të lexojë qysh kur ishte vetëm 18 muajshe, e flet gjuhën spanjolle dhe mund të identifikojë nëpër harta 50 shtetet amerikane, transmeton Telegrafi.

“Kemi vërejtur se memoria e saj është e jashtëzakonshme. Ajo thjesht i zgjedh gjërat shpejt, dhe është tejet e interesuar për të mësuar gjëra të reja. Si 18-muajshe mësoi të gjitha shkronjat, numrat, ngjyrat dhe format”, tha e ëma e saj Sukhjit Athwal.

Kjo vogëlushe mund të numëroj deri në 100, e njeh gjuhën e shenjave dhe identifikon elemente në tabelën periodike që shënjohen me simbole.

E për ta njohur suksesin dhe nivelin e lartë të inteligjencës komuniteti i Mensa ka disa parakushte. Personi pretendent për të qenë anëtarë duhet të ketë koeficientin e inteligjencës prej 132. /Telegrafi/

Burimi nga Telegrafi