Antonio Conte favorit për të zëvendësuar Zinedine Zidane!

Real Madrid po kërkon një menaxher të ri, për të zëvendësuar ish-trajnerin Zinedine Zidane.

Zidane të enjten përfundoi mandatin e tij të dytë në krye më Madridin, njofton Klan Kosova.

Antonio Conte, i cili të mërkurën bëri të ditur lajmin për largimin e tij nga Inter, vetëm disa ditë pasi fitoi Serie A, po shihet si personi favorit për këtë pozitë.

Ish-trajneri Zidane, ka çuar në dy tituj të kampionatit dhe tre fitore në Ligën e Kampionëve, Real Madridin që nga viti 2015.

Këtë sezon Reali përfundoi i dyti në La Liga, dy pikë prapa Atletico, dhe u eliminua nga Champions League në fazën gjysmë-finale.

Burimi i lajmit: Klan Kosova

Author: admin