December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Avokati i Naser Pajazitaj: Vendimi për burg të përjetshëm është skandaloz

1 min read

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me burg të përjetshëm Naser Pajazitaj për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në vitin 2015 në Bjeshkët e Strellcit.

Këtë vendim të Gjykatës e ka quajtur skandaloz e mospërfillës avokati mbrojtës i Naser Pajazitajt, shkruan Indeksonline.

“Fatkeqësisht ky është një gjykim skandal i kësaj gjykate duke mospërfillur asnjë prej rekomandimeve të kësaj gjykate, duke mospërfillur asnjë prej rekomandimeve të Gjykatës Supreme, duke mos i marrë parasysh fare provat. Fotografia e telefonit që ka ardh e ka dëshmu që Naser Pajazitaj në ditën kritike nuk ka qenë farë në Bjeshkët e Strellcit. Jam kureshtar të dij arsyetimin e kësaj gjykate posa ta marrë në formë të shkruar”.

Burimi i lajmit: IndeksOnline