December 3, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Avokati i Naser Pajazitajt e quan skandaloz vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm

2 min read

Ahmet Tahiri, avokati i të dënuarit për vrasjen e Donjeta Pajazitit, Naser Pajaziti, ka thënë se vendimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, për burgim të përjetshëm është skandaloz, meqë, sipas tij, s’ka asnjë provë të vetme, qoftë materiale, qoftë nga ana e dëshmitarëve.

“Gjyqtari tha se i pandehuri Naser e merr të ndjerën Donjeta dhe vazhdon për në bjeshkët e Strellcit. Për këtë pretendim janë dëgjuar mbi 24 dëshmitarë dhe asnjëri prej tyre nuk e ka pa nëse Donjeta ka hipur në veturën e të akuzuarit Naser apo jo”, njofton Klan Kosova.

Avokati Tahiri në Info Magazine ka thënë se për provë materiale janë marrë disa kamera të shtëpisë që janë ekzaminuar në Ankara dhe që kanë vërtetuar se në veturën e tij s’ka pasë asnjë person.

“Prandaj, e kemi quajtur skandaloz, të pabazuar në prova dhe fakte dhe jemi kureshtarë se si kjo gjykatë do të arsyetojë vendimin me shkrim”.

Tahiri ka thënë se edhe vetë familja e Donjeta Pajazitit nuk e besojnë që Naseri e ka kryer vrasjen.

“Ata mendojnë që e kanë kryer në bashkëpunim me dikë tjetër, gjë që nuk është e vërtetë. Hartografia e telefonave ka ardhur nga posta e Kosovës që Naser Paraziti s’ka qenë në vendin e ngjarjes dhe kjo s’është marrë parasysh”.

Tahiri ka thënë se posa të marrin aktgjykimin do to shfrytëzojnë krejt mjetet juridike për t’u ankuar.

Lajmi i fundit: Burgim të përjetshëm për vrasësin e Donjeta Pajazitajt (VIDEO)

Burimi i lajmit: Klan Kosova