Avokati i Naser Pajazitajt për aktgjykimin: Skandaloz, s’janë përfillur rekomandimet e Supremes

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykimin në rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt, ky Naser Pajazitaj është dënuar me burgim të përjetshëm

Avokati i Naser Pajazitajt e ka quajtur skandaloz vendimin e gjykatës, njofton Klankosova.tv.

“Edhe ky është një aktgjykim skandaloz i kësaj gjykate. Nuk janë përfillur asnjë nga rekomandimet e Gjykatës Supreme. Nuk janë marrë parasysh fare provat e Supremes”, është shprehur ai.

“Naser Pajazitaj në ditën kritike nuk ka qenë në bjeshkët e Strellcit dhe kjo shihet nga hartografia e telefonit të tij”.

Ai është shprehur se nuk ka asnjë provë se Naser Pajazitaj e ka vrarë Donjeta Pajazitajn.

Burimi i lajmit: Klan Kosova