December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Barça shpreson ta rikthejë Guardiolën – KOHA.net

1 min read

Barcelona po shpreson që në një të ardhme të afërt, ta rikthejë në “Cam Nou” trajnerin Pep Guardiola.

Drejtuesit e klubit nga Katalonja janë të vetëdijshëm se në këtë verë do të jetë e vështirë marrëveshja me trajnerin spanjoll, i cili është afër vazhdimit të kontratës me Manchester Cityn. Por, sipas “Mundo Deportivos” Barça shpreson që mund ta bindë Guardiolën në vitin 2022.

Guardiola ka qenë në krye të Barcelonës nga viti 2008 deri më 2012, ku i ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm. Ai është duke e udhëhequr Cityn që nga vitin 2016.

Të shtunën do ta ketë ndeshjen më të rëndësishme në krye të skuadrës angleze ku do të përballet me Chelsean në finalen e Ligës së Kampionëve.

Burimi i lajmit: Koha Net