December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Barcelona s’e pret auditimin financiar, së shpejti ia prezanton Messit kontratën e re – Kosova Sot

2 min read

Barcelona do t’i ofrojë kontratë të re Lionel Messit, me kontratën e tanishme që pritet të skadojë më 30 qershor

Klubi katalunas kështu nuk ka zgjedhur që të presë rezultatet e auditimit financiar që është nisur nga Joan Laporta kur ai mori drejtimin e klubit dhe tani pritet që t’i prezantojë ofertën e re Messit. Sipas TV3, Messi tashmë ka kontratën e re në dorë por Messi nuk do të përgjigjet deri ta sheh projektin dhe planet e Barcelonës për sezonin 2021/22.

Messi për momentin i është bashkuar Kombëtares se Argjentinës ku Albiceleste po vazhdojnë përgatitjet për Copa America, e ku 33 vjeçari ka mundësi që ta ngritë një trofe për herë të parë me Kombëtaren e tij. Nuk duhet të harrojmë që Messi gjithmonë ka thënë se për të më e rëndësishëm është projekti sportiv, nga i cili Barcelona do të mund të fitonte trofe në planin afatshkurtër, kështu që nëse besohet se ky është shkaku, atëherë ana ekonomike e skuadrës do të jetë sekundare.

Laporta kishte planifikuar që të priste derisa të publikohen rezultatet e auditimin financiar në mënyrë që të kuptonte se si është klubi me financa, pasi që deri me tani raportohet se klubi ka 1.173 miliard euro borxh, s’paku kështu shihet në raportin e fundit financiar, por ky raport nuk do të jetë gati për dy deri në tri javë.

Kështu, Barcelona ia ka dërguar ofertën për rinovim Messit. Të premten, Laporta do të japë një konferencë për shtyp ku më shumë gjasë do të jep disa detale për të ardhmen e Messit.

(Kosova Sot Online)

Burimi i lajmit: Kosova Sot