January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Bardhi izolohet pasi rezulton pozitiv në testin me koronavirus, rrezikon paraqitjen në “Euro 2020” – KOHA.net

1 min read

Enis Bardhi është izoluar shkaku i infektimit me koronavirus me të arritur në kampin e Maqedonisë së Veriut për ndeshjet miqësore përgatitore para kampionatit evropian “Euro 2020”.

Maqedonia e Veriut i zhvillon dy ndeshje miqësore, atë më 1 qershor ndaj Sllovenisë dhe 4 qershor kundër Kazakistanit. Klubi i Bardhit, Levante ka njoftuar se Bardhi ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, ndërsa është asimptomatik dhe i izoluar duke ndjekur protokollin shëndetësor.

Gazeta spanjolle “AS” ka raportuar se mbetet të shihet nëse përzgjedhësi do ta presë apo do ta zëvendësoj me ndonjë lojtar tjetër.

Maqedonia e Veriut për Evropian ka ftuar gjashtë futbollistë shqiptar. Maqedonia e Veriut për herë të parë në histori të saj do të marr pjesë në Evropian.

Burimi i lajmit: Koha Net