May 24, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Bashkëpunimet Kosovë-Shqipëri, arrihet marrëveshja për Atlasin Etnologjik

1 min read

Akademia e Studimeve Albanologjike në Tiranë (ASA) dhe Institutit Albanologjik në Prishtinë (IAP) kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunim për realizimin e Atlasit Etnografik të fshatit në Shqipëri e Kosovë.

Përmes një njoftimi në Facebook, ASA thotë se marrëveshja është nënshkruar nga Marenglen Verli, rektor i ASA-së dhe Hysen Matoshi, drejtor i IAP-së.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është përgatitja e Atlasit Etnografik të fshatit në Shqipëri e Kosovë, i cili për Akademinë e Studimeve Albanologjike do të realizohet nga studiuesit e Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA) dhe për Institutin Albanologjik nga studiuesit e Degës së Etnologjisë̈ dhe Degës së Folklorit”, thuhet në njoftimin e ASA-së, në Facebook.

Burimi i lajmit: Një Kombë