January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Batuta e Konjufcës shkakton të qeshura në Kuvend: Me ua heq mëditjet nuk ju nxen salla

1 min read

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka përdorur batutat e tij për mungesë të deputetëve në sallë.

Ai ka kërkuar nga deputetët e pranishëm që të thërrasin kolegët e tyre pasi në sallë janë vetëm 46 deputetë, përcjell Klan Kosova.

”Mobilozohuni, thirrni kolegët se vetëm 46 deputetë jemi, bëhuni më aktivë”, ka thënë Konjufca.

Pas kësaj ai ka thënë se nëse hiqen mëditjet nuk do t’i nxinte salla deputetët.

”Po pritoj me përmend fjalinë “heqja e mëditjeve” se nuk i nxen salla masnej”, ka thënë ai duke qeshur.

Kuvendi ka rillfuar seancën pas pauzës nga seanca e parë.

Burimi i lajmit: Klan Kosova