January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Bayern Munich zyrtarizon pasuesin e David Alaba – GazetaBlic

1 min read

Omar Richards është zyrtarisht lojtar i Bayern Munich. Mbrojtësi i krahut të majtë transferohet te kampionët e Gjermanisë me parametra zero, pasi i përfundoi kontrata me Reading, që garon në Championship.

Anglezi ka firmosur deri më 30 qershor të vitit 2025 dhe do të mbajë fanellën me numër 3. Drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, është shprehur: “Jemi të kënaqur që Omar vjen në skuadrën tonë“.

Omar është një lojtar teknik, dhe mjafti i mirë për krahun e majtë të mbrojtjes. Ne besojmë se ai do të ndihmojë në vazhdim ekipin tonë”.

Më pas e ka marrë fjalën vetëm mbrojtësi: “Kalimi im te Bayern është nder i madh për mua, një ëndërr e bërë realitet. Jam krenar që mund të vesh fanellën e një prej klubeve më të mëdha në botë.

Shpresoj të mund ta ndihmoj ekipin që të vazhdojë të jetë i suksesshëm në të ardhmen. Falënderimet e mia shkojnë për drejtuesit e Bayern, që besuan tek unë. Bisedat tona ishin shumë bindëse dhe mezi pres të jem në fushë”

Burimi i lajmit: Gazeta Blic