January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Bazat ajrore të NATO-s që u përdorën gjatë bombardimit të Jugosllavisë – Sinjali

4 min read

Në vitet 1908-1912, patriotët shqiptarë e kishin orientuar Shqipërinë drejt perëndimit, ku kishim mbështetjen dhe ndihmën e Austro-Hungarisë dhe të Italisë, e padyshim më pas edhe të SHBA-së, derisa Gjermania ishte mbështetëse e tërthortë e vendit tonë sepse ajo mbështeste Austro-Hungarinë.

Gjatë periudhës 1912-1989, ishte periudhë ogurzeze
për mbarë Kombin Shqiptar. Shqipëria ishte fundosur në ideologjinë komuniste,
staliniste e kineze.

Shqiptarët nën Jugosllavi, të indoktrinuar
nga ideologji orientale, komuniste, jugosllaviste, titiste, turkofiliste,
islamofile, nuk paraqiteshim fare si faktorë. Fatmirësisht pas Luftës së II
Botërore, gjegjësisht në demonstratat e mes viteve 60, ashtu edhe më të
organizuara të viteve 80, e pastaj 90 të shekullit të shkuar, tregonin për
rizgjimin kombëtar, të shqiptarëve nën ish-jugosllavi.

Por edhe më e mira, ishte orientimi
kombëtar drejt perëndimit, që çdonjëri nga ne besonim që mund ta arrinim
Lirinë, Çlirimin dhe integrimin në strukturat Euro-atlantike.

Në sub-koshiencën e çdo qytetari shqiptar,
dihej që zgjidhja e problemit të Shqiptarëve mund të vije vetëm nga Perëndimi
gjegjësisht nga SHBA. Një diplomat tipik Shqiptar, ishte Nënë Tereza, pasuar
nga Imzot Nikë Prela dhe Mark Sopi, në aparencë të të cilëve pastaj do prijnë
politikan të tjerë Shqiptar.

Serbia ishte mësuar me shfarosjen e Shqiptarëve,
me gjenocidin e viteve 1878-1912, e që t’ia paraqiste Evropës perëndimore si
luftë kundër turqve, ashtu edhe në Luftën e I Botërore, pasuar me asimilimin,
dëbimin dhe shpërnguljen për në Turqi në vitet 1927-1941, pastaj edhe në Luftën
e II Botërore, njëjtë edhe pas Luftës së II Botërore. Madje për fat të keq,
Serbia ishte mësuar edhe me Luftërat e fundit në ish-jugosllavi, e sidomos në
Bosnje dhe Hercegovinë. Por më Shqiptarët nuk ishim turq dhe nuk e quanim veten
turq, por ishim rizgjuar. SHBA ishte shteti vendimtar, që bindi anëtarët e
NATO-s dhe guxoi të zgjidhte “nyjën gordiane në Gadishullin Ilirik”.

Plani i Operacionit Forcat Aleate, i
projektuar nga ushtarakët amerikanë e të cilin e pranuan edhe anëtarët e
NATO-s, që parashihte bombardimin e Jugosllavisë, për ta detyruar që t’i
tërhiqte të gjitha forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe dhe
jugosllave nga Kosova.

Ky plan parashihte më shumë se 200 avionë ushtarakë
të SHBA-së dhe 200 shtesë të aleatëve të NATO-s, që të bombardonin caqet
ushtarake të Jugosllavisë.

Operacionin Forcat Aleate e filluan së pari
4 anijet amerikane dhe dy nëndetëset amerikane, pasuar me një nëndetëse
britanike dhe 6 aeroplanët bombardues strategjik B-52 të SHBA-së.

Ky operacion, filloi me 210 avionë të
SHBA-së dhe me 161 avionë të anëtarëve të tjerë të NATO-s derisa më pas SHBA
përdori mbi 650 avionë e në disa burime deri në 730, apo edhe 751 avionë HQ
AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force.

Në të gjitha 78 ditët që u bombardua
Jugosllavia, avionët amerikanë merrnin pjesë mbi 60 % të sulmeve.

NATO, përdori 59 baza ajrore në 12 vende,
për kryerjen e Operacionit Forcat Aleate, prej të cilave 17 baza ajrore ishin
në Itali, pasuar me Gjermaninë që ishin 6 baza, Britania e Madhe me 5 baza dhe
Franca e Turqia me nga 4 baza. 9 Italia më shumë se çdo vend tjetër i ofroi
bazat e saj ajrore, që të përdoren nga aleatët e NATO-s, për ta bombarduar
Jugosllavinë.

Bazat ajrore që kishin prezencë të avionëve ushtarakë të SHBA-së pas Luftës së Ftohtë, nga 25 të tilla me 850 avionë, kishin rënë në 6 të tilla me 174 avionë në Evropë, ato ishin: Aviano në Itali, Inçirlik në Turqi, Lakenheath dhe Mildenhall në Britani të Madhe dhe Ramsten dhe Spangdahlem në Gjermani, e që ky numër ishte minimal, derisa në Operacionin Forcat Aleate, SHBA e shtoi në 10 baza ajrore me 207 avionë.

Bazat ajrore në Evropë, që avionët e
SHBA-së i përdorën në fillim të Operacionit Forcat Aleate, ishin 10 të tilla:
Faiford dhe Mildenhall në Britani, Tamstein dhe Rhein-Main në Gjermani, Istres
në Francë, Moron në Spanjë dhe Aviano, Brindizi, Cervia dhe Sigonella në
Itali,12 e që në fund të misionit arriti në 22 baza ajrore në tokë në 8 vende
të Evropës, e ato ishin: Geilenkirchen, Ramstein, Rhein-Main dhe Spangdahlem në
Gjermani, Brize-Norton, Fairford, Lakenhealth, Mildenhall në Britani, Istres
dhe Mont de Marsan në Franc, Moron në Spanjë, Ferihegy dhe Taszar në Hungari,
Aviano, Brindizi, Cervia, Giola del Colle, Sigonella, Trapani në Itali, Souda
Bay në Kretë dhe Inçirlik dhe Badima në Turqi.

Kurse helikopterët Apache, ishin vendosur në Tiranë. Avionët ushtarakë amerikanë, operuan vetëm 1% nga Missouri i SHBA-së,16% nga aeroplanbartëset dhe 83% nga bazat ajrore në vendet e NATO-s në Evropë. Pos avionëve të rëndë bombardues B-2, që u përdorën nga baza amerikane në Misuri të SHBA-së, të gjithë avionët e tjerë të SHBA-së, operuan nga bazat ajrore të vendeve anëtare të NATO-s, në Evropë dhe nga aeroplanbartëset e SHBA-së./GazetaSinjali/

Burimi i lajmit: Gazeta Sinjali