May 22, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Bekim Haxhiu me akuza të forta për Qeverinë Kurti: Po manipuloni me numrin e vdekjeve nga Covid-19!

1 min read

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka hedhur kritika në drejtim të Qeverisë dhe kryeministrit Kurti, ku theksoi se nuk po i realizojnë pritshmëritë e mëdha të qytetarëve.

Haxhiu gjithashtu ka hedhur dyshime se ka patur manipulime lidhur me numrin e personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 që nga momenti që qeveria Kurti ka ardhur në pushtet.

“Këta propozojnë diçka tjetër, kryeministri në pamundësi me u koordinu me deputetet e Grupit të tij parlamentar, bën këtu një ekspoze jashtë teme. E ke marr mandatin i ke 50.28% por pritshmëritë e qytetarëve sje ti realizu as 2%. Po thu ka pas vjedhje, edhe po pajtohemi se ka pas vjedhje edhe po të themi qoji hajnat në burg. Shuje, por ti nuk po na jep sqarimin si do me shu AKP-së. Krejt bordeve breju vizë keni me ta votu edhe na. Por nuk mundet me e ngrit si dekrecione se Kosova ka bankrotu. Unë e di që ky e lufton korrupsionin po kapak zarfat i ka qef. Prej kur ke marr pushtetin kanë vdekë 480 qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe ato duke e manipulu ju numrin” tha Haxhiu.

Burimi i lajmit: Bota Press