December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Beogradi nis pagesën e ndihmës financiare për serbët në Kosovë

1 min read

Pagesa e ndihmës financiare për qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë e cila është iniciuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të fillojë sot (e hënë).

Lajmin e ka bërë me dije kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

Në “TV Pink”, shefja e ekzekutivit serb ka specifikuar se janë rreth 100 euro të destinuara për të gjithë serbët që jetojnë në territorin e Kosovës dhe 200 euro ndihmë që do të marrin të papunët.

Ajo ka thënë se qëllimi është të mbështesin serbët në Kosovë.

Burimi i lajmit: Epoka e Re