January 19, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Beqa i PDK-së i quan deputetët e VV-së praktikanta, Konjufca i reagon

1 min read

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa në fjalën e tij në seancën e Kuvendit i ka quajtur deputetët e Vetëvendosjes praktikantë, gjë që ka nxitur Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën, të reagojë.

Beqa ka thënë se ka respekt për disa deputetë të VV-së kurse disa të tjerë janë praktikantë, njofton Klan Kosova.

”Për një pjesë të deputetëve të VV-së kam respekt por i shoh edhe do që shumica janë praktikanta nuk kanë pasur kurrë në jetë të vet mundësi me pa si shkon një procedurë parlamentare”, ka thënë Beqa.

Ndaj kësaj qasje, qe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, ai i cili i ka kërkuar deputetit të PDK-së që të ketë kujdes me fjalorin.

”Ju lutem keni kujdes me fjalorin parlamentar zoti Beqa”.

Burimi i lajmit: Klan Kosova