December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Bernard Berisha i dëshpëruar që nuk mori ftesë, akuzon për mungesë profesionalizmi – KOHA.net

1 min read

Bernard Berisha ka sqaruar situatën e tij lidhur me grumbullimin në përfaqësuesen e Kosovës.

Berisha, që luan në Rusi dhe tashmë ka nisur pushimet verore, ka thënë se nuk është ftuar nga selektori Bernard Challandes për ndeshjen me San Marinon dhe Maltën.

“Selektori ka vendosur që unë të mos ftohem për këto dy ndeshje miqësore. Realisht selektori ka të derjtë sepse janë miqësore dhe duhen të provohen lojtarë të rinj. Por ajo që nuk më pëlqeu dhe që është joprofesionale, është se mua realisht nuk më ka kontaktuar askush për mosftesën, duke parë që kam bërë një sezon shumë të suksesshëm”, ka shkruar Berisha në “facebook”.

“Mendoj se selektori të tregohet të paktën i sinqertë dhe të na kontaktoi, sepse bisedën e fundit që e kemi pasur në Shqipëri, trajneri më dha shumë shpresë dhe në fund prap u zhgënjeva. Unë i dëshiroj Kosovës shumë suksese”.

Burimi i lajmit: Koha Net