December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Besnik Tahiri: Qeveria po tenton të kap institucionet – GazetaBlic

1 min read

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti po tenton të kap institucionet, përcjell Gazeta Blic.

Tahiri ka thënë se qëllimi i vetëm këtu është kapja e institucioneve nga ana e Qeverisë.

“Grupi Parlamentar i AAK-së e sheh këtë qasje dhe këtë logjik të kontrabandimit të temave në seancë, si një logjik shumë të gabuar. Emërimi i bordit të ARKEP dhe shkarkimi i bordit të AKP, është logjika që ne që kemi thënë që kjo qeveri ka synim kapjen e institucioneve. Këtë çështje nuk e kemi diskutuar në mbledhje të kryesisë, dhe i vetmi qëllim këtu prapë po e them është kapja e institucioneve rend me rend”, ka thënë Tahiri para deputetëve.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic