December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Bie numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

1 min read

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë ka rënë në tre mijë e 195, njofton Insajderi.

Siç u bë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit ka ndihmuar në uljen e shifrës së rasteve aktive.

Gjatë asaj periudhe kohore janë shëruar 152 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 101 mijë e 877 raste

Me 44 rastet e reja të infektimit, shifra e të infektuarve nga fillimi i pandemisë deri më sot ka shkuar në 107 mijë e 313.

Numri i vdekjeve nga ky virus është dy mijë e 241 raste. /Insajderi.com

Burimi nga Insajder