November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Brahimaj më 21 gusht në UFC lufton kundër Palatnikovit – KOHA.net

1 min read

Ramiz Brahimaj më 21 gusht do ta zhvillojë përballjen e tij të dytë në serinë më të madhe të Arteve Marciale të Përziera, në UFC.

Brahimaj do të luftojë në mbrëmjen e UFC-së në Dallas me Sasha Palatnikovin në një luftë në kategorinë velter, rapçorton “MMAFighting.com”.

Brahimaj kishte debutuar në UFC në nëntor të vitit të kaluar, ku pësoi nga Max Griffin, në të cilën luftë mori një lëndim të rëndë të veshit. Dukej sikur veshi do t’i binte gjatë luftës.

Brahimaj ka arritur ta rimarrë veten nga lëndimi dhe tash synon fitore.

Meçi kryesor në mbrëmjen e 21 gushtit do të jetë ai i kategorisë së mesme mes Paulo Costas dhe Jared Cannonierit.

Image

Burimi i lajmit: Koha Net