December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Bruno Fernandes nuk mundi të përmbahej, shpërtheu në lot pas humbjes së Unitedit në finalen e Ligës së Evropës – Telegrafi

2 min read

Mesfushori portugez, Bruno Fernandes mbeti në lot pasi Manchester Unitedi humbi finalen e Ligës së Evropës me penallti ndaj Villarrealit të mërkurën në mbrëmje.

Unitedi ishte favoritë i qartë për t’i dhënë fund thatësirës së tyre katërvjeçare të trofeve dhe për të fituar trofeun  e parë nën urdhrat Ole Gunnar Solskjaer, pasi u përballën me ekipin e Unai Emery i cili përfundoi i shtati në La Liga.

Skuadra spanjolle kaloi në epërsi në pjesën e parë, duke e lënë Unitedin me punën e tyre të zakonshme për të kërkuar kthimin e një pjese të dytë.

Edinson Cavani e bëri të mundur me një barazim, por spanjollët ndaluan kundërshtarët në lojën e rregullt dhe vazhdime, për ta lënë përcaktimin e fituesit vetëm pas penalltive.

Lexo po ashtu:

Gjuajtja e penalltive kishte nevojë për të gjithë 22 lojtarët dhe 21 të parët u shënuan para se David de Gea të humbte atë.

Humbja e penalltisë nga De Gea dhe humbja e mundësisë së fitimit të titullit ndikoi keq te disa lojtar të Unitedit, e në veçanti te portugezi Fernandes.

Mesfushori kreativ, i cili ishte lojtari më i mirë i sezonit të Djajtë e Kuq përfundoi në lot pas ekzekutimit të penalltive dhe skenat e bashkëlojtarëve duke ngushëlluar kanë pushtuar rrjetet sociale. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi