Burri nga Prizren ankohet në polici: Gruaja po ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj meje

08:50 / E Enjte, 27 Maj 2021 / M. M

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë në familje, në Prizren.

Një person është ankuar në polici se në vazhdimësi bashkëshortja e tij është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psikike, shkruan IndeksOnline.

“Prizren 26.05.2021-02:30. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se bashkëshortja  e tij e dyshuara femër  kosovare në vazhdimësi është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  rasti vazhdon në procedurë të rregulltë”, thuhet në raport./IndeksOnline/

Burimi i lajmit: IndeksOnline

Author: admin