December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Burri nga Prizreni e raporton gruan në Polici, thotë se rreh vazhdimisht

1 min read

Një burrë nga Prizreni ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij e rrah në vazhdimësi, raporton Botapress.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se palët janë intervistuar dhe se me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Prizren 26.05.2021-02:30. Viktima mashkull  kosovar ka raportuar se bashkëshortja  e tij e dyshuara femër  kosovare në vazhdimësi është duke i shkaktuar dunë fizike dhe psikike ndaj tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  rasti vazhdon në procedurë të rregulltë”, njofton Policia./Gazeta Botapress/

Burimi i lajmit: Bota Press