November 29, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Cara Delevingne lanson koleksionin e ri në nderë të komunitetit LGBTQ në bashkëpunim me Puma – Telegrafi

2 min read

Cara Delevingne është gati për muajin e Krenarisë.

Supermodelja është bashkuar me Puma për herë të dytë për të hartuar një koleksion të ngjyrosur me ylber për nder të komunitetit LGBTQ.

“Për bashkëpunimin tim të dytë të Krenarisë me Puma, unë doja të festoja jo vetëm muajin e Krenarisë, por edhe të nderoja forcën e komunitetit, veçanërisht në lidhje me pengesat e shëndetit mendor me të cilat është përballur komuniteti LGBTQIA +”, tha Delevingne në një deklaratë.

Në një intervistë me revistën Porter, ajo zbuloi se Harvey Weinstein një herë i tha asaj, “Ju kurrë nuk do ta arrini atë në këtë industri si një grua homoseksuale”.

Delevingne refuzoi këshillën e prodhuesit. Në vitin 2019, ajo konfirmoi marrëdhënien e saj me aktoren tjetër Ashley Benson, duke përmendur 50 vjetorin e trazirave të Stonewall dhe kremtimin e Krenarisë si frymëzimin e saj për të folur.

Ndërsa çifti u nda në vitin 2020, Delevingne ishte gjithashtu e lidhur me Michelle Rodriguez, St. Vincent, Amber Heard dhe Paris Jackson gjatë viteve. Vitin e kaluar, ajo doli si paneksuale, duke i thënë Variety, “Sapo munda të flas lirisht për seksualitetin tim, nuk po fshehja asgjë më. Dhe personi nga i cili e fsheha më shumë ishte vetvetja”.

Koleksioni i saj unisex Forever Free Pride për Puma – i cili tani është në dispozicion për blerje – përfshin bluza, kapuça, trupore dhe dollakë, përveç aksesorëve. Çmimet variojnë nga 25 deri në 75 dollarë.

Ekziston gjithashtu një pamje shumëngjyrësh e atleteve klasike të Puma, si dhe sandale të zbukuruar me ylber.

Njëzet për qind e të ardhurave të linjës, me një dhurim maksimal prej 500,000 dollarësh, do të shkojnë për Fondacionin Cara Delevingne. Ky donacion do të përdoret për të mbështetur organizatat bamirëse LGBTQIA + në të gjithë globin. /Telegrafi/

[embedded content]

Burimi i lajmit: Telegrafi