January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Chiellini: Italia mund të shkojë në finale të EURO2020 – GazetaBlic

1 min read

Kapiteni i Italisë, Giorgio Chiellini thotë se ekipi kombëtar i bashkon dhe beson se Azzurrët mund të arrijnë në finalen e Euro 2020 në Wembley këtë verë.

Italia fillon përgatitjet me një miqësore kundër San Marinos nesër dhe Chiellini tha se ekipi po shijon pjesën fillestare të grumbullit, por theksoi se ata do të rrisin intensitetin në vijim.

“Unë jam këtu me shumë entuziazëm për të përjetuar ndoshta evropianin tim të fundit me ekipin kombëtar”, tha Chiellini në një konferencë për shtyp.

“Ekipi kombëtar na bashkon. Ne vijmë nga shumë klube, por nuk ka as shenjën më të vogël të rivalitetit. Ne kemi atë që duhet për të luajtur mirë, ekipet e tjera janë të forta dhe ne i respektojmë ato, por është normale të kesh ambicie për të fituar evropianin,” shtoi Chiellini.

“Të gjitha ndeshjet do të jenë të vështira, por ne mund të shkojmë larg. Ne mund të luajmë për një vend në Wembley. Ne duhet ta përjetojmë Euro 2020 me entuziazëm”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport

Burimi i lajmit: Gazeta Blic