December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Conte nuk ka të drejtë të punojë në Itali për një sezon – Reali, Tottenhami dhe PSG janë opsionet e tij – Telegrafi

1 min read

Antonio Conte është larguar nga Interi, ndërsa menjëherë është shënjestruar nga Tottenham Hotspur, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.

Strategu italian ua solli Nerazzurrëve titullin e Serie A pas 11 vitesh, ndërsa nuk deshi ta pranonte uljen e pagës, shitjen e lojtarëve kryesorë dhe investimet e vogla në transferime.

Ai e shfuqizoi zyrtarisht kontratën gjatë të mërkurës dhe do të përfitojë shtatë milionë euro për pjesën e mbetur të kontratës, kurse si pjesë e marrëveshjes nuk ka të drejtë të nënshkruajë me një klub të Serie A për sezonin 2021/2022.

(Foto: Twitter/Inter)

Kjo do të thotë se Conte ose do të shkojë jashtë Italisë ose do të bëjë një vit pushim.

Lexo po ashtu:

Sky Sport Italia dhe Diario AS bëjnë të ditur se ai është favoriti kryesor për postin e trajnerit të Realit që u la i zbrazët mëngjesin e të enjtes nga Zinedine Zidane. Kandidatë janë edhe Raul e Mauricio Pochettino.

Në anën tjetër, The Telegraph raporton se ish-trajneri i Chelseat është në bisedime me Tottenham Hotspur që ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Spursat njëkohësisht po përpiqen ta rikthejnë Pochettinon, që në këtë rast pa trajner do të mbetej PSG që po ashtu i dëshiron shërbimet e Contes. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi