January 20, 2022

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Conte, pas largimit nga Interi: E kthyem Interin në vendin ku meriton

1 min read

Trajneri Antonio Conte është larguar nga skuadra e Interit. Trajneri italian nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, ka shkruar se ia dolën të fitojnë ‘Scudetto’ pas 11 viteve, ndërsa e kthyen Interin aty ku e meriton.

“Çfarë udhëtimi në këto dy vjet! Çdo ditë na kemi bërë të rritemi gjithnjë e më shumë forcë, vendosmëri, vullnet dhe sakrifica, duke arritur të thyejmë logjikën e mediokritetit me të cilin shpesh jemi të rrethuar. Asnjë justifikim, asnjë justifikim, por vetëm punë, punë dhe punë, e kombinuar me respekt dhe edukim. Ne e kthyem ‘Scudetton’ në Inter pas 11 vjetësh, por mbi të gjitha e kthyem Interin në vendin ku meriton të jetë për nga historia dhe tradita. Faleminderit kush e bëri të mundur këtë!”, ka shkruar Conte.

“Futbollistët, stafi, presidenti, menaxherët dhe të gjithë ata njerëz që na kanë ndihmuar dhe mbështetur në këto dy vjet. Unë do të doja t’u thosha tifozëve të Interit se në një periudhë shumë të vështirë për të gjithë për shkak të pandemisë, ne gjithmonë kemi ndjerë mbështetjen, ngrohtësinë dhe afërsinë e tyre. Imazhi i Kupës ‘Scudetto’ i ngritur nga unaza më e lartë e ‘San Siro’ me ju në festë, unë do ta mbaj gjithmonë me vete! Faleminderit”, ka shtuar Conte.

Burimi i lajmit: Epoka e Re