December 5, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

COVAX: Dy miliardë dollarë shtesë për vaksinimin antiCOVID-19 në vendet e varfra – Telegrafi

1 min read

Sistemi COVAX ka nevojë për dy miliardë dollarë shtesë deri më 2 qershor për të arritur vaksinimin e 30% të popullsisë në 92 vende të varfra.

“Na duhen dy miliardë dollarë më shumë që të jemi në gjendje të rrisim mbulimin e vaksinimit (…) në 30% të popullsisë në shtetet më të varfra, që marrin vaksina falas dhe na duhen deri më 2 qershor, për të rezervuar dozat dhe të jemi në gjendje t’i dorëzojmë ato gjatë pjesës së mbetur të vitit 2021 dhe deri në fillim të vitit 2022“, lexohet në thirrjen urgjente të nisur nga drejtuesit kryesorë të COVAX, përfshirë OBSH, raporton ATSh.

“Nëse nuk gjejmë një përgjigje për mungesën e dozave, pasojat mund të jenë katastrofike”, paralajmërojnë autorët e njoftimit për shtyp.

Vendet që kanë premtuar doza janë Franca, Gjermania, Suedia, Italia, Spanja, Zelanda e Re dhe EBA.

Burimi i lajmit: Telegrafi