May 24, 2022

KleaBe

ALL HERE FOR YOU

Cristiano Ronaldo u ka thënë shokëve të skuadrës se dëshiron të largohet nga Juventusi në këtë verë – Telegrafi

1 min read

Cristiano Ronaldo thuhet se u ka thënë bashkëlojtarëve në dhomat e zhveshjes së ai dëshiron të largohet nga Juventusi këtë verë.

Ish-sulmuesi i Real Madrid kaloi në Torino nga kryeqyteti spanjoll në vitin 2018, ndërsa këtë sezon nuk arriti të fitojë titullin në Serie A.

Kontrata e 36-vjeçarit me klubin nga “Allianz Stadium” zgjat deri në qershor 2022, megjithëse ai mund të largohet nga Juve këtë verë.

Sipas Il Messaggero, Ronaldo u ka thënë shokëve të tij te Juventusi se ai dëshiron të largohet në afatin kalimtar të transferimeve.

Manchester United dhe Sporting Lisbona janë të lidhur me rikthime  ish-yllin të tyre, pasi Real Madrid hodhi poshtë mundësinë për të ri-nënshkruar me të.

Gjatë tre viteve të tij në Torino, Ronaldo ka shënuar 101 gola dhe bërë 22 asistime në të gjitha garat për Bianconerët. /Telegrafi/

Burimi i lajmit: Telegrafi