December 9, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Danny Rose largohet nga Tottenhami pas 14 vjetësh – KOHA.net

1 min read

Ish-mbrojtësi i Anglisë, Danny Rose, do ta lë Tottenhamin në qershor kur edhe i përfundon kontrata pas 14-të vjetësh me klubin nga Londra e veriut.

Mbrojtësi i krahut të majtë, 30-vjeçari Rose, iu bashkua Spursit në vitin 2007 nga Leedsi dhe arriti 214 paraqitje, por nuk ka qenë titullar që prej vitit 2019.

Pas një kohe të shkurtër si i huazuar te Newcastle sezonin e kaluar, Rose këtë edicion përfundoi duke stërvitur me Tottenhamin U23.

Portieri argjentinas, Paulo Gazzaniga 29-vjeçar, po ashtu është liruar nga klubi.

Rose ka shënuar 10 gola gjatë kohës së tij me Spursin dhe luajti në finale të Kupës së Ligës në vitin 2015 kur u mposht nga Chelsea. Ishte pjesëmarrës edhe në finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit në vitin 2019.

Burimi i lajmit: Koha Net