December 4, 2021

KleaBe

Të Gjitha Këtu për Ju

Dardan Molliqaj e publikon foton e zëvendësministrit Durmishi me fituesin e tenderit të parë (foto) – GazetaBlic

2 min read

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka publikuar një fotografi, ku pretendon se zëvendësministri Durmishi, shihet teksa ha drekë me siç ka thënë ai fituesin e tenderit të parë, raporton Gazeta Blic.

“Çfarë dije na u dashka për ta ditur që ky është konflikt i pastër interesi?! Paj kjo punë s’është as e re, as s’don mend për shtjellim. Më shumë kërkon pozicion jashtë orbitës totalitare”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Nuk i mjafton krejt pushteti, e do shpirtin dhe mendjen e secilit.

Kurti i paska nisur kritikat për opozitën. Opozita s’paska dije përballë tij. I ka të patejkalueshme kualifikimet e rangimet. Tipike për “mësuesit e mëdhenj” – ata që të vërtetën, botën e historinë e kane të lidhur për kërthizën e tyre.

Më shumë se sa opozitën, Kurti po e shpalos veten. Ai e don një opozitë që s’sheh më shumë se sa nuancë brenda totalitetit të tij diskursiv.

Jo që nuk ka çfarë të thuhet për opozitën, por disa gjëra janë klasike dhe s’kanë pse komplikohen. Vërtetë na duhet kritikë e heterogjenitetit përballë qeverise, por kusht për këtë gjë është që Qeveria të mbetet jashtë këtij debati. Opozita duhet të brengoset kur Kurti pajtohet me ta.

Në anën tjetër, shiheni zv.ministrin Durmishi me fituesin e tenderit të parë. Llaf, mish e raki. Çfarë dije na u dashka për ta ditur që ky është konflikt i pastër interesi?! Paj kjo punë s’është as e re, as s’don mend për shtjellim. Më shumë kërkon pozicion jashtë orbitës totalitare.

Burimi i lajmit: Gazeta Blic